Postuar më: 29/05/2020

Klosi: Procesionarja po luftohet biologjikisht, zgjidhja: insekti i ardhur nga Turqia

Klosi: Sisteme natyrore për luftimin e sëmundjes së pishave, si mënyra më efikase

Klosi: Do ta nisim me Zonat e Mbrojtura për të vazhduar në të gjitha zonat e vendit

 

Prej dy muajsh në laboratorin e Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Pyjeve ka nisur të zhvilloj një eksperiment duke shumuar insektin “kolosoma erëkeqe” (Calosoma Sycophanta) që hidhet në tokë dhe lufton procesionaren e pishave. Në laborator u zhvillua një sasi e konsiderueshme e insektit në të tre stadet, vezë, larva dhe bulkth. Sasia e parë e këtij insekti erdhi dy muaj më parë nga Turqia. “Është një punë shkencore e vështirë për t’u realizuar por që kërkojnë që mbi të gjitha të kesh mend. Në qoftë se do të përpiqeshim ta luftonim procesionarin në rrugën klasike, pra të fillonim dhe të prisnim degët e pemëve edhe pastaj t’i digjnim edhe të shpresonim që nga ky veprim mekanik,  të kishim një situatë pozitive në pyjet e pishës në Shqipëri do të kishim bërë një gabim  të paktën përsa i përket pemëve edhe pastaj atë çfarë thonë profesorët do kishim luftuar në minimum pocesionaren vetë si fenomen.” tha Klosi. U zgjodh Parku Kombëtar i Llogarasë, jo se Llogaraja është më e goditur nga Procesionarja, po duhen ruajtur vlerat e këtij parku. Në fillim eksperimenti do të shtrihet në Zonat e Mbrojtura dhe më pas do të zgjerohet në të gjitha zonat e prekura nga kjo sëmundje. “Gjatë kohës që ishim në shtëpi. Praktikisht përmes ministrisë kemi marrë një mbështetjepër laboratorin të konsiderueshme gati 20 mijë euro, që pajisjet mw tw mira  laboratorike, por dhe dy laboratorë fushorë, laboratorë të cilat do na ndihmojnë pwr ta shtrirë këtë proces në zonat që janë më të prekura”- Leonidha Peri, dekani i Fakultetit të Shkencave Pyjore, nw  Universitetin Bujqësor të Tiranës . Ky është një kontrroll biologjik që i bëhet sëmundjes së pishës së zezë, procesionares, një sistem fitosanitar. “Këto insekte janë përdorur për shtim në laborator ka dy muaj që hedhin vezë. Ne i marrim vezë i inkubojmë dhe i kthejmë në larva, buba e kështu me rradhë. Synojmë që në shtimin e tij, të mundësohet shtimi biologjik natyror i insektit. Synimi ynë është që kalosomën ta vendosim në kushtet e shtimit natyror që të shtohet, duke u shtuar në ekosistem, në pyjet e pishave të kufizoj për ta përdorur si ushqim procesionaren, të shtohet vet në mënyrë natyrore dhe pastaj të jetë gjithmonë present në ekosistem të mos e lërë procesionaren që të kaloj limitin e zhvillimit të saj. Ta mbajë nën kontroll dhe të mos kemi më dëme të shkaktuara nga procesionarja në vendin tonë”, tha Profesor Ramiz Metaliaj. Ishte pikërish një takim i Ministrit Klosi me Ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit së Turqisë, Murat Kurum për dëmet e shkaktuara nga tërmeti më 26 nëntor, ku vec të tjerave u fol dhe për masat në mbrojtje të mjedisit dhe posacërisht për procesionaren. Ministri turk solli eksperiencën e Turqisë, që këtë sëmundje të pishave e luftonin prej 15 vitesh në mënyrë biologjike me këtë insekt.

Deri tani në Shqipëri është përdorur kontrrolli mekanik, duke prerë degët e dëmtuara, dhe më herët Akoma kontrolli kimik. Tashmë, do të përdoret kontrrolli biologjik, që është në krejtëisht në pajtim me natyrën.