Postuar më: 16/04/2020

Ministri Klosi dhe Ministrja spanjolle Maroto: “Do të punojmë për një të ardhme të përbashkët të turizmit”

Madrit, 24.01.2019 – Në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z.Blendi Klosi zhvilloi një takim me znj.Maria Reyes Maroto,  Ministren e Industrisë, Tregjeve dhe Turizmit të Mbretërisë së Spanjës,  e cila theksoi se vendi i saj punon shumë për të ardhmen e turizmit. Momentalisht po punohet për të  përgatitur një strategji të përbashkët me të gjithë vendet e Europës, ku bënë pjesë dhe vendi ynë. Maroto theksoi se për Spanjën turizmi është shumë primar.  Sipas statistikave të ministrisë që Maroto drejton të punësuarit në këtë sektor rriten mesatarisht me 3.2 për qind nga viti në vit duke arritur në dhjetorin e fundit në mbi 2 milion punonjës në këtë sektor.

Ministri Klosi e falenderoi  Ministren Maroto për ftesën dhe fakti që ai gjendet  këtu  tregon se sa i rëndësishëm është turizmi për vendin tonë. Shqipëria ka ecur para në investime në fushën e turizmit, duke u bërë një destinacion i qëndrueshëm dhe shumë  i vizituar nga turistët spanjoll. Gjithashtu ne shpresojmë që nëpërmjet Spanjës, e cila ka një treg shumë të gjerë botëror  në fushën e turizmit , siç është tregu me vendet e largëta, përvecse ato të  Europës, ne shpresojmë që të ndikojë kjo dhe në  rritjen e flukseve turistike dhe me vendin tonë .