Postuar më: 12/05/2020

Klosi: Ligji i ri i pyjeve ja kthen pyjet komuniteti

12.05.2020

Klosi: Prerja e paligjshme e pyjeve, jo më shkelje administrative, por vepër penale

Klosi: Bashkitë do të gjenerojnë të ardhura nga përdorimi i pyjeve

Klosi: Pyjet, pasuri që Bashkitë, duhet ta mbrojnë dhe ta kthejnë në një pasuri të vërtet

Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi nisi turin për prezantimin e Ligjit të Ri të Pyjeve. Ky tur startoi në Pukë, pasi ky qytet dallohet për një masiv pyjor të pasur dhe do të vazhdoj më tej.

Ligji i ri i pyjeve është ligj kuadër, i cili është një nga ligjet e debatuara për dy vjet në të gjithë territorin e vendit, një ligj që është diskutuar masivisht me grupet e interesit, kryetarët e bashkive, me pedagogët e universitetime shkenctarët e pyjeve, por që cdo ditë që kalon cdo ditë tregon që nevojë për tu shpjeguar ashtu sic duhet në implementin, por për tu shpjeguar edhe atë që profesori për të parë se cfarë duhet bërë më mireë që kjo situatë të ndryshoj. Jemi në një ligj, i cili kërkon në rradhë të parë që t’i rikthejmë me forcë pyjet në komunitet”, tha Ministri Klosi. Ligji i ri ju jep Basjkive të drejta të plota mbi pyjet dhe jo vetëm të drejta pronësie, por dhe të drejta për menaxhim, të drejta për përfitime dytësore që vijnë nga pyjet, të drejta për ti shfrytëzuar ato pyje ashtu siç duhen. Ligji I ri kërkon ngritjen e institucioneve pranë bashkive me llogjikën kur pyjet realisht shikoheshin si pasuri kombëtare.”Kryeministri Edi Rama, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një veprim të jashtëzakonshëm që është moratorium i pyjeve. Dhe të gjithë shohim në portale që akuzojnë, që denoncojnë prerje të paligjshme, po është e vërtetë që ka prerje të paligjshme, sepse është një sasi shumë e madhe 60 % e Shqipërisë është sipërfaqe pyjore, por ama në total kufizimi mbi këto prerje është evident dhe kudo në Shqipëri shohim pyje të reja që po lulëzojnë falë këtij moratorium. Pra do të lejojmë që këto pyje të dëmtohen, apo do t’i kthejmë ato në pasuri. Këtë do të bëjë ligji i ri dhe së bashku me ndryshimet e Kodit Penal, që kaluam në verën e këtij viti, ku prerja e pyjeve nuk është më vepër, dënim administrative, por është një vepër penale. Kush pret një pemë është si të vjedhë një dyqan. Kush sharron një masiv pyjor është si të grabisë një bankë dhe dënohen si vepër penale dëmtuesit e pyjeve. Po kush mund ta bëjë monitorimin. A mund ta bëjë një institucion qëndror siç është Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj. Padyshim që jo, por bashkitë duhet të kuptojnë që e kanë këtë pasuri jo vetëm për të nxjerrë të ardhura nga përdorimi i tyre në mënyra indirekte, por për ta pasur si pasuri të madhe”, theksoi Klosi në këtë takim. Ndërkohë së bashku me pedagogët dhe profesoriatin e Fakultetit të Shkencave Pyjore u hodh në natyrë insekti kalosoma erëkeqe, (Calosoma Sycophanta) i cili do të luftojë sëmundjen e procesionares që ka prekur pishat në 30 për qind të territorit të vendit.