Postuar më: 24/09/2020

Klosi: Ky ishte viti i turizmit patriotik dhe rajonal

Klosi:

Klosi: Hymë dhe fituam në tregun e turizmit rajonal, Serbinë e Bosnjën

Klosi: 70 % të turistëve të vitit 2019 i patëm në muajin shtator

 

“Ky vit nuk do të ishte viti i turistëve të shumtë të huaj, por do të ishte viti i turizmit patriotik. Ne ishim i vetmi shtet që hapi kufijtë nisur më 1 qershor. Gjatë gjithë muajve të verës përfshi dhe  muajin shtator, nuk patëm asnjë problematik në mikpritjen e turistëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut, po ashtu nga Mali i Zi”, – theksoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi.

Në fjalën e tij në takimin “Sezoni Turistik 2020, Menaxhimi i vijës bregdetare, risia e vitit 2020”, zhvilluar në Shëngjin, Lezhë, Ministri Klosi theksoi se “për herë të parë vendi ynë u vizitua nga një numër i konsiderueshëm turistësh me nacionalitet nga Serbia, Bosnja dhe rajoni. Gjithashtu në bashkëpunim të ngushtë me operatorët turistikë vendas arritëm që të mos humbasim tregun polak”.

“Sot e në vazhdim jemi në komunikim me biznesin për shtrirjen e tyre ne tregun polka për fushën e turizmit, gjithashtu patëm arritje dhe në tregun Bjellorus dhe atë të Ukrainës, të cilët e kishin Shqipërinë destinacion të qëndrueshëm gjatë gjithë vitit”, tha ministri Klosi në këtë takim.

Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, ky ishte rezultat i politikave të mira, të marra nga gjithë qeveria dhe si rezultat i koordinimit të gjithë institucioneve shtetërore, duke ndihmuar kështu biznesin e turizmit në luftën e tij të mbijetesës. “Pra kishim një strategji të përcaktuar qartë, strategji të dakordësuar 100% me Kryeministrin Edi Rama dhe institucionet e shëndetësisë dhe të kufirit dhe ia dolëm që të kishim një biznes, që ju vetë e dini më mirë se kushdo tjetër.  Të dhënat e numrit të vizitorëve që natyrisht nuk ishin njëlloj me asnjë moment. Nuk e harroj që ishim më poshtë se sa 2019. Por nuk ka asnjë shtet tjetër në rajon dhe më gjerë, që të ketë këto shifra që kemi ne me turizmin, ku më 20 ditët e para të shtatorit kemi 70% të numrit të vitit 2019”, – theksoi Z. Klosi.

“Pra, -shtoi z. Klosi ,- nuk ka asnjë vend tjetër që 70% e atyre që kanë hyrë në 2019 të kenë ardhur në shtator 2020”.

“Plus turizmin e brendshëm ia dolëm të arrinim në pak a shumë në shifrat e 2019 për shtatorin, në gusht ishim shumë më pak ishim rreth 50% të numrit të vizitorëve, që kanë vizituar Shqipërinë në 2019, por ama po ti shtojmë dhe turizmin e brendshëm, që është një turizëm i konsiderueshëm që nuk çedoi”, – tha Ministri Klosi.

Lidhur me ndarjen e vijës bregdetare, Klosi u shpreh se “nuk kemi përse presim muajin mars të vitit tjetër për ta diskutuar, por ta diskutojmë që tani dhe në mars të lidhim kontratat.  Kontratat do jenë 5-vjeçare, në mënyrë që dhe ju të ndiheni të qetë e të sigurt në biznesin tuaj. Nuk do të ketë “toka jeme”, por secili do të zbatojë ligjin”.

Kryetari i bashkisë Lezhë, zoti Pjerin Ndreu, tha në fjalën e tij se “Skema e këtij viti rezultoi e suksesshme, plazhi publik dhe plazhi i menaxhuar ishin qartësisht të dallueshëm. Ishte një skemë e ndarjes së plazheve shumë e suksesshme”.