Postuar më: 02/10/2020

Klosi: Kemi miratuar 4 ligje të reja në fushën e turizmit detar

Klosi: Kemi miratuar 4 ligje të reja në fushën e turizmit detar

Klosi: Kemi miratuar 4 ligje të reja në fushën e turizmit detar

Klosi: Ekonomia detare duhet të zhvillohet miqësore me mjedisin

Klosi: Po zhvillojmë një diskutim publik me gjithë aktorët për një filozofi të re të detit

 

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, z. Blendi Klosi ishte në Durrës, nga ku diskutoi me operatorë turistikë detar mbi paketën ligjore të aktiviteteve turistike në det, turizmin blu dhe mbrojtjen e detit nga ndotja.

Në aktivitetin e zhvilluar në portin e ri të peshkimit në Durrës, Klosi nënvizoi se janë miratuar deri më tani katër ligje për t’i dhënë rëndësinë e duhur turizmit detarë, teksa janë duke u diskutuar dhe po punohet për projektligjet e tjera për t’i dhënë Shqipërisë një ofertë më të plotë turistike, duke i dhënë zhvillim industrisë së detit.

“Ka ardhur koha që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me Ministrinë e Transporteve të ndjekë me shpejtësi ndërtimin e masterplanit të vijës bregdetare, ku dhe çfarë do të bëjmë me detin. Po ashtu doja t’ju bëja me dije dakordësinë e qeverisë shqiptare dhe të parlamentit shqiptarë për të kaluar në seancën e radhës plenare ligjin e ri të regjistrimit të mjeteve lundruese, duke u përpjekur që me politika qeveritare ne të hapim komplet një botë të re për ekonominë e detit, për marinën, për mënyrën se si do të funksionojnë ata në raport me institucionet shqiptare, marina detare”, – tha Klosi.

“Do të doja të thoja se tashmë ne kemi miratuar 4 ligje të reja që kanë të bëjnë me turizmin detar me heqjen e TVSH-së për jahtet e marinat e regjistruara dhe pastaj me ligjin e ri, që do të hartojmë dhe miratojmë se shpejti në Parlament për të rritur aktivitetet turistike potenciale në vendin tonë”, – vijoi ministri Klosi.

“Për të patur mundësinë e ndryshimit të gjithë legjislacionit në përputhje me konventat europiane dhe ndërkombëtare, për ta bërë Shqipërinë një vend atraktiv në kuadër të këtij lloji biznesi për të pasur një ofertë të plotë turistike shqiptare të detit dhe tokës. Gjithashtu për të rregulluar ashtu si duhet turizmin detar dhe turizmin që vjen nga deti, për të ndërtuar në mënyrë të plotë e të saktë hartat shqiptare, ku do të zhvillohen aktivitet e turizmit detar dhe ku do të zhvillohen aktivitet e funksionimit të jetës së detit. Çfarë do të jenë lehtësirat që na bëjnë një vend atraktiv, një vend konkurrues në raport me vendet e tjera të Bashkimit Europian në raport me vendet e tjera të rajonit tonë, që është një rajon shumë konkurrent në botën e detit dhe pse Shqipëria është një zgjedhje dhe pse flamuri shqiptar do të jetë një zgjedhje për poseduesit e jahteve dhe marinave në të gjithë vendet e rajonit dhe pse duhet të regjistrohen nën flamurin shqiptar dhe padyshim të përfitojmë dhe të shfrytëzojmë mundësitë e mëdha që kemi nga ky pozicionim strategjik në zonën e Adriatik-Jonit dhe më pas me gjithë Mesdheun”, – tha z.Klosi.

“Nuk ka dyshim që kjo politikë e re na kërkon gjithnjë më shumë, kolegët e institucioneve pranojnë se ka një trend të ri që jeton me detin gjithë sistemin tonë edhe me kaq pak dhe kaq pak të shfrytëzuar që e kemi zonën e marinave, zonën e detit zonën e jahteve që të kemi specialitë të kualifikuar djem, vajza që shërbejnë në industrinë e jahteve”, – tha Klosi.

“Jemi këtu në Durrës, jo larg që këtej kemi 2 shkolla profesionale në kryeqytet dhe përsëri kemi shumë pak punonjës të kualifikuar që punojnë me detin. Këto politikat e reja që realizojmë për sa i përket politikës së detit kërkojnë që të ngjalli dhe të rizgjoj një dimension të munguar edhe në qytetin më afër detit që kemi në Shqipëri, qytetin e Durrësit”, – tha ministri Klosi.

“Ligjet e reja, paketa e re ligjore që po hartojmë padyshim nuk kërkon të ketë një zgjidhje të menjëhershme nuk ka mundësi të ketë zgjidhje të ditës për situatën në det, por është një strategji të paktën 4-5 vjeçare që duhet ta ndjekim me shumë rigorozitet, që të futemi në konkurrencën e madhe që ka rajoni”, – tha ministri Klosi.

“Veprimet që kemi ndërmarrë na bëjnë që të kemi metodat më të modernizuara, të kemi komunikim qoftë në raport të këtyre mjeteve të regjistruara në Shqipëri, qoftë për të lundruar në Shqipëri. Për të patur një raport me zero burokraci duke qenë e gjitha online me administratën detare dhe kufitare”, – vijoi z. Klosi.

“Për të pasur gjithnjë e më shumë lehtësira në këtë botë të re që duam ta zhvillojmë sa më shpejt dhe ajo që doja të thoja përsëri duke shfrytëzuar kombinimin e këtyre ditëve në ditë që kanë të bëjnë me ekonominë e fuqinë e detit, por dhe me dëshirën për të qenë kjo ekonomi sa më shumë pranë mbrojtjes së mjedisit, ne kemi një mundësi të artë që duhet ta shfrytëzojmë në këtë moment të rifillimit të rizgjimit të marinave detare në vend të rizgjimit të industrisë së re të detit, të raportit të ri të kësaj ekonomie me Shqipërinë, që ka të bëjë me trajtimin miqësor që kjo industri e re duhet të ketë me mjedisin”, – u shpreh Klosi.

“Ne i kemi të gjitha mundësitë të tentojmë që të gjithë këto industritë e reja, që krijojnë një shoqëri, të jenë në përputhje të plotë me ekonominë detare pro mjedisit, të jenë në përputhje të plotë me normat europiane të mbrojtjes së natyrës, mbrojtjes së mjedisit dhe pak investime me shumë, që na kërkohet tani për të ndërtuar këtë industri mund të na japë një avantazh të jashtëzakonshëm krahasuar me vendet e tjera të cilat kanë shumë probleme me këtë industri që është gjithmonë e kritikuar përsa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së natyrës”, – përfundoi fjalën e tij z.Klosi.