Postuar më: 16/04/2020

Klosi: Fitime jo vetëm për ekonominë tuaj, por të jetë një sezon fitimprurës për qytetin si një e tërë

Turi i Komiteteve Rajonale të Turizmit, ndaloi në Vlorë, ku u fol mbi procesin e certifikimit të kategorizimit të hoteleve të këtij rrethi, ndarjen e vijës bregdetare 80 për qind për privatët dhe 20 për qind publik, lidhja e kontratave me subjektet private, aksioni i pastrimit dhe të tjera masa që duhen marrë para celjes së sezonit turistik. “Unë mendoj që këtu ka ardhur koha që të flasim fare hapur me njëri tjetrin dhe jo më kot ne ishim të katërt institucionet që kanë lidhje drejt për së drejti me sezonin turistik. Padyshim ka dhe struktura të tjera por Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Drejtori i Tatimeve dhe Minsitria e Turizmit për të qenë me ju në një bisedë të hapur dhe për të pyetur se cfarë shqetësimesh keni që sezoni juaj të filloj mbarë dhe të eci mbarë dhe po ashtu sezoni juaj të ketë fitime jo vetëm për ekonominë tuaj, të ketë fitime jo vetëm për biznesin tuaj por të jetë një sezon fitimprurës për qytetin si një e tërë. [read more] 

Unë e mbështes shumë idenë e kryetarit Leli, i cili tha se ka ardhur koha që të bëjmë destinacione në Vlorë. Cfarë do të thotë që të bëjmë destinacione në Vlorë, Cfarë do të thotë që një turist të vi në Vlorë, cfarë do të thotë që një turist të vi dhe çfarë cilësie ka në mendje një turist shqiptar apo i huaj kur dëgjon dhe kur ka termin Vlora në mendje”, tha Ministri i Turizmit Blendi Klosi. Këtë vit do të kaloj për diskutim public dhe ligji i lundrimit, që do të zhvilloj turizmin e jahteve, krocerave dhe mjeteve më të vogla. Ndërkohë. Plazhet e Vlorës po zgjerohen drejt Adriatikut deri në Fier dhe aeroporti po i shtohet qyteti. Pra, sektorit të turizmit dhe institucioneve ju takon që të krijojnë paketa dhe programe turistike. “Po flasim kaq shumë që të presim mbi 7 milionë turistë në Shqipëri në vitin 2020 nuk ka problematika edhe me tërmetin që ndodhi, nuk besoj se do të ndikoj edhe koronavirus, që ka ndikuar faktikisht pak në numrin e turistëve, por shtimi i numrit të turistëve në muajin Janar ka qenë 17.8 për qind më shumë se i njëjti janar i 2019, shkurti u mbyll me 20 ditët e para me 17.7 % më shumë se 20 ditët e para të shkurtit të vitit të kaluar, por i gjithë shkurti falë turbullisë që solli coronavirus u mbyll me 13.4 % . Pra ne presim pa dyshim një arritje pa dyshim të 7 milionë turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Cfarë përfiton Vlora, Cfarë përfiton ekonomia e qytetit, cfarë përfiton destinacioni. Kjo është pyetja që askush Akoma nuk di t’i japë përgjigje”, tha Klosi. Në fund të takimit Ministri Klosi ndau certifikatat e kategorizimit për hotelierët e Vlorës.

Fjala:

Në fakt kjo është një sallë krejt e veçantë dhe mua më vjen shumë mirë që në një tur që ne kemi ndërmarrë si Ministria e Turizmit në prag të sezonit turistik takojmë heronjt e heshtur të kësaj industrie që janë hotelierët. Ata që kanë investuar në gjithë këto vite, që kanë hedhur gjithë kursimet e jetës së tyre, që kanë bërë një biznes I cili realisht sot është disa fishuar. Kanë bërë një biznes i cili sot i është rikthyer pasuri të madhe kombëtare jo vetëm e këtij qyteti që ne kemi ndërtuar, por gjithë Shqipërisë, Gjithë ekonomisë së Shqipërisë. Eshtë kthyer në një bazë të shëndoshë dhe në një bazë unike për një ekonomi të re që po ndërtohet sot në Shqipëri dhe prandaj ajo që po bëjë unë sot dhe e kam të veçantë është një falenderim shumë i madh për të gjithë ju hoteleirë që jeni këtu në këtë sallë dhe keni qenë kaq largpamës dhe keni qenë kaq fitimprurës në këtë biznes që po zhvillohet sot në Shqipëri dhe në fakt në gjithë rajonin. Pra, shumë faleminderit të gjithë ju hotelierëve, 51 hotelierëve që marrin sot certifikatën. Përsa I përket asaj që Ministria e Turizmit po ndërmerrë është një përgatitje e sezonit turistik ndryshe këtë vit. Një sezon turistik I cili nuk është tashmë sezon turistik me frikën e sezonit të kaluar. Pra, a kemi pasur a do të kemi prap po të njëjtët njerëz në 2020 sic kishim në 2019, më shumë se sa kishim në 2018, pa dyshim do të kemi në shumë në 2020 sec kishim në 2019, 2018. Kjo frikë tashmë, nuk ekziston më në botën e hoteleve. Por ajo që na duhet ne që të përgatiteni shumë fortë dhe prandaj jemi në këtë diskutim që në muajin mars nën drejtimin e Prefektit dhe të gjithë komitetit të Turizmit të Qarkut të Vlorës është kush janë rregullat dhe kush janë parimet me të cilin po ndërtojmë turizmin në vitin 2020. Do të jemi përsëri në Vlorë në të njëjtën situatë që u gjendëm vjet, ku në takimet që bënim në muajin qershor Akoma plazhet ishin të pandara dhe të pasistemuara, Akoma plazhet ishin me shumë pak shezllone. Pra, ama turistët kishin ardhur në qytet dhe nuk kishin ku të sistemoheshin në zonat e plazhit, sepse plazhet u ndanë në muajin gusht. A do të jemi prap në të njëjtën situaë siç u gjendëm vjet siç u gjendëm dhe para nëj jave , ku kërkesat që vinin nga biznesi i anijeve lundruese për të shkuar në Sazan u bllokuan  dhe turistët ngelën në anije sepse akoma presim muajin prill për të hapur sezonin e Sazanit dhe Karaburunit dhe a do të presim që të vijë vera që të flasim për pastërtinë, të flasim për higjenën, të flasim për rregullat e realizimit të sezonit turistik. Unë mendoj që këtu ka ardhur koha që të flasim fare hapur me njëri tjetrin dhe jo më kot ne ishim të katërt institucionet që kanë lidhje drejt për së drejti me sezonin turistik. Padyshim ka dhe struktura të tjera por Prefekti, Kryetari i Bashkisë, Drejtori i Tatimeve dhe Minsitria e Turizmit për të qenë me ju në një bisedë të hapur dhe për të pyetur se cfarë shqetësimesh keni që sezoni juaj të filloj mbarë dhe të eci mbarë dhe po ashtu sezoni juaj të ketë fitime jo vetëm për ekonominë tuaj, të ketë fitime jo vetëm për biznesin tuaj por të jetë një sezon fitimprurës për qytetin si një e tërë. Unë e mbështes shumë idenë e kryetarit Leli, I cili tha se ka ardhur koha që të bëjmë destinacione në Vlorë. Cfarë do të thotë që të bëjmë destinacione në Vlorë, Cfarë do të thotë që një turist të vi në Vlorë, cfarë do të thotë që një turist të vi dhe çfarë cilësie ka në mendje një turist shqiptar apo i huaj kur dëgjon dhe kur ka termin Vlora në mendje. E kemi shumë të nevojshme që të krijojmë një aleancë të vërtet. Kemi bërë të paktën 51 hotele që kanë aplikuar dhe kanë marrë certifikimin e hoteleirit në qytet. Pak rëndësi ka nëse është një hotel me 5 yje, nëse është si ky që jemi ne sot, apo është një hotel i nivelit me 3 dhe 4 yje, apo është thjesht një gesthouse apo thjesht edhe një akomodim, i cili përfiton nga lehtësirat fiskale që shteti shqiptar i ka realizuar pra në masën 6 për qind reduktimin e TVSH-së. A duhet të jemi në një komunitet, a duhet të jemi ne një komunitet, i cili vepron si një i tërë. Natyrisht që jeni konkurent me njëri-tjetrin kur vjen puna te turistët, por ama jeni 1 kur vjen puna përsa i përket rregullave, kërkesave karshi nesh, institucioneve shtetërore dhe duhet të jeni 1 dhe kur afroni standardet. Cfarë do të thotë kur keni një destinacion në Vlorë do të thotë që njerëzit të mos vinë këtu duke patur në mendje vetëm peshkun e freskët, dhe plazhin, por të vin këtu dhe të kenë në mëndje dhe agroturizmin. Të vinë këtu dhe të kenë në mendje dhe bukuritë natyrore të kësaj zone. Të vinë dhe të kenë mudnësinë që ta kenë të strukturuar çfarë do të bëjnë 24 orë, cfarë të bëjnë 48 orë, çfarë bëhet 1 javë po të rish këtu. Dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër. Edhe unë kam folur me shumë prej jush se sa të nevojshme e keni të kuptoni sëe kush janë alternativat e trajtimit të turizmit. Kush janë turet që organizon. Po flasim kaq shumë që të presim mbi 7 milionë turistë në Shqipëri në vitin 2020 nuk ka problematika edhe me tërmetin që ndodhi, nuk besoj se do të ndikoj edhe koronavirus, që ka ndikuar faktikisht pak në numrin e turistëve, por shtimi I numrit të turistëve në muajin Janar ka qenë 17.8 për qind më shumë se I njëjti janar I 2019, shkurti u mbyll me 20 ditët e para me 17.7 % më shumë se 20 ditët e para të shkurtit të vitit të kluar, por I gjithë shkurti falë turbullisë që solli coronavirus u mbyll me 13.4 % . Pra ne presim pa dyshim një arritje pa dyshim të 7 milionë turistëve të huaj në Shqipëri në vitin 2020. Cfarë përfiton Vlora, Cfarë përfiton ekonomia e qytetit, cfarë përfiton destinacioni. Kjo është pyetja që askush Akoma nuk di t’i japë përgjigje. Prandaj jemi këtu me zyrën e tatimeve, prandaj jemi këtu me institucionet e tjera., për të kuptuar që ne kemi shumë nevojë që kjo aleancë e juaja, ky komunitet kaq shumë i vlerësuar me kaq shumë contribute me kaq shumë sakrifica, me kaq shumë përpjekje të jetë bashkë dhe të ruaj një treg formal. Ju jeni ata që duhet të punoni më shumë se sa Drejtoria e Tatimeve, apo Bashkia për të qenë të formalizuar dhe për të pasur një treg formal. Një treg tashmë I cili është I stabilizuar, por një treg që paguan tatimet, një treg që e ruan destinacionin një treg që nuk dëmtohet nga lufta me informalittin. Kush do ta bëj luftën me informalët vetëm shteti, duhet ta bëni dhe ju bashkë me shtetin. Ajo betejë që ndodh në korrik në gusht, kur Drejtoria e Financave dhe ajo e Tatimeve dalin nga hotelet e Vlorës duhet të ndodhë tani. Ne duhet ta dimë kush janë 6 për qind është tvshja, pra që nuk e vret fare, madje e ndihmon shumë çdo biznes të licensuarpor nuk duhet të luftohet nga informalët dhe ky duhet të jetë komuniteti juaj që duhet të mbroj punën tuaj të mbroj destinaconin, të mbroj gjithë funksionimin. Ne kemi shumë nevojë të tregojmë se sa dhoma kemi ne në Vlorë. Vitin 2020 nuk ka një statistikë zyrtare se sa dhoma, sa shtretër, sa akomodim ne kemi në Vlorë, që kur vjen puna të shkojmë nëpër panaire, do të shkojmë në Ukrainë pas dy javësh të themi që në Vlorë mund të vini dhe të flini kaq turistë në vit, e kemi kët ëinformacion se kemi spse ne jemi një komunitet I krijuar rritas, një komunitet që nga 51 hotele shumë janë krijuar vitet e fundit dhe shumë të tjerë po krijohen por ama do të vendosim rregulla dhe standard në funksionimin e komunitetit tona. Vlora nuk diskutohet që është një perlë e turizmit shqiptar. Vlora nuk diskutohet që është një nga potencialet më të mëdha të turizmit shqiptar, por ama unë mendoj që Vlora është vetëm 25 për qind të kapacitetit të hoteleve të saj. Nuk diskutohet që dy strategjiytë e reja. Ajo e ndërtimit të infrastrukturës së plotë rrugore dhe areoportit të ri do të jetë nëj super zhvillim për gjithë komuntietin tuaj. Me ministrin e rradhës të turizmit pas një 5 vjeçari do të flisni për ëndërra krejt të tjera nga kjo që po flasim ne sot dhe do të jeni prap ju se ministrat , ne prefekti kryetari I bashkisë do të ndërrohen, ju do të jeni prap dhe do të prisni një ministër pas 5 vitesh po do të flisni për standarte krejt të tjera, se ësht ënjë energji, ësht ënjë botë e re që po krijohet në Shqipëri. Kjo që kemi sot nuk është fare, nuk është as 25 për qind e asaj që dpo të jetë pas 5 viteve. Berja e aeroportit të ri bërja e portit të rid he hapjka e detitit, hapja e turizmit detar, bërja e një ligji të ri për lundrimin, futja e një biznesi të ri detar, futja e jahteve marinave, krocerave, e një bote të re marinë do ta trasformojë komplet biznesin e turizmit. A jeni ju, ne të përgatitur që të shkojmë në këtë stat të ri zhvillimi, pao do të mbetemi me këtë histori që këtë 6 për qind duam ta fshehim ndërkohë që ai tjetri dëmton sepse punon me 0 për qind. Pra kjo është biseda që do ta bëjë me gjithë hotelierët e Shqipërisë po këtu në Vlorë është fakt thelbi I trasformimit. Edhe ajo që po ndodh në të dyja krahët e qytetit, qoftë me bërjen e aeroportit dhe zgjerimit drejt bregut të adriatikut drejt zonës së Fierit, por qoftë edhe pjesa drejt Karaburunit edhe matanë karaburunit edhe bërja e gjithë infrastrukturës do ta disa fishojë biznesin tuaj. Edhe një biznes I cili do të jetë 12 muajt e vitit. Cfarë ka Vlora të mos funksionojë 12 muaj viti, I ka të gjitha I ka qytetin, historinë, ka mundësitë, ka natyrën e mrekullueshme. I ka të gjitha mundësitë për t’u zhvilluar. Ndërkohë që në ne do të vazhdojmë të fumksionojmë vetëm me sezonalitete. Eshtë zgjatur sezoni nuk diskutohet por prap jemi me sezone. Ndërkohë që Vlora duhet të mendojë që duhet ta ketë në mendje dhe në strategjinë e saj që sezoni duhet të jetë 12 muaj viti. I ka të gjitha mundësitë dhe tash të dyja gjërat që po ndodhin janë magji për Vlorën, por dhe bëraja e Aeroporitt të Ri dhe hapja e detit do ta transformojë komplet biznesin tuaj. . Prandaj thash kjo ësht ënjë bisedë me komunitetin tuaj, sa t orrganziuar jeni që të presim sezonin turistik. Flasim për szon për biznes të madh, po a mundet që kjo ekonomi të ketë disa rregulla. Cfarë ëkrkohet që plazhet të jenë të ndara brenda muajit mars. Plazhet të jenë të ndara me 3 parime 1. Me parimin e sigurisë së jetës së pushuesëve dhe rapiorti me fdetin që e kemi bërë në më nyrë perfekte vjet dhe parvjet dhe skemi patur shyqyr zoti, asnjë aksident as në det as në rërë. Me parimin e dytë të rëdësishëm të higjenës së pastërtisë. Një parim I kthyer I domosdoshëm, se nuk mund të punojmë më me ato standard, që ja themi vetes He se në Shqipëri jemi dhe e treta parimi i ruajtjes së biznesit, të qendrës të kontraktuar nga Bashkia. Mbaj mend vjet kemi bërë një debat të madhe me Prefektin Kryetarët e Bashkive për ndarjen e subjekteve në muajin maj, këtë vit duhet të përfundoj brenda muajin mars. Është shumë e rëndëishmshme që këto tre parime të jenë të qarta në cdo kontratë. Ndarjen e vijës bregdetare, duhet ta ndajmë në mënyrë më patriotike. Pse është pasuri kombëtar, se jo vetmë për të vënë një cadër, por për t’u trajtuar në mënyrën më modern të mundshme. Këto janë 4 pikat kryesore.  Kontributi në ekonominë Shqiptare. Kemi një energjinë Shpërthimi, e cila nuk është vetëm në Vlorë, po është në Shkodër, Durrës, Tropojë. Por, është një energji që po lulëzon po duhet kanalizuar. Turizmi është fuqi e madhe mban mijëra nejrëz në punë, është një ekonomi që mban familjet shqiptare. Dhe mënyra se so do të mbajmë në këmbë këto 4 vitet e ardhshme turizmin është shumë përcaktuese. Mauji mars-prill, para hapjes së sezonit turistik, është periudhë për një aksion pastrimi në qarkun e Vlorës dhe Prefekturën. Po ka nevojë shumë më tepër edhe me kontributin e të gjithëve. Për të patur një Vlorë shumë të pastër, pasi do të keni një investim të madh. Në qoftë se Greqisë dhe Kroacisë i duhen miliona miliona për të kthyer industrinë në green, ndërsa ne tani po investojmë, duhet të jemi në anvagardë, për të ndërtuar industrinë ambientale. Duhet të jemi të gjithë së bashku për të qenë së bashku në këtë platformë. Me të gjithë ju do të ngrejmë një platformë komunikimi dhe në atë grup do të jemë edhe unë, perfekti, kryetarët e bashkive. Dhe çdo shqetësim në duhet ta komunikojmë pasi shumë çështje mbeten për mukajet. Duhet të kishim bërë marrveshje me Ministrinë e Mbrojtjes që një muaj më parë. Duhet të dini që bashkia dhe Prefektura janë shumë afër, të impenjuar në bashkëpunim me këtë biznes, duhet të jemi një komunitet që ndërvepronë.

 

Prononcimi për mediat:

Që në muajin mars së bashku me Drejtorinë e Tatimeve të Minsitrisë së Finacave të jemi në një regjistrim të plotë të gjithë akomodimit shqiptar që kjo të jetë një gjë e regjistruar, të jetë një komunitet i cili mbron ekonominë e vendit, po në rradhë të parë mbron dhe vetveten, pasi lufta kundër informalitetit do të jetë një luftë e përbashkët një luftë që nuk I takon vetëm institucioneve shtetërore, por duhet bërë së bashku me komunitetin e biznesit, pasi ësht ënjë luftë në të mirën e tyre. Ajo çfar ëne po realizojmë ësht ënjë përgatitje të një sezoni turistik ndryshme për vitin 2020. Viti 2020 i ka të gjitha pritshmëritë për të qenë një vit shumë i suksekshëm nga pikëpamja turistike, Presim që padyshim ti kalojmë 7 milionë turistë në vitin 2020,  6.4 milionë e kishim në vitin 2019, dhe kjo falë shtrirjes kaq të madhe të kësaj industrie, një energjije të jashtëzakonshme që kanë hotelierët duke rritur kapacitetet e tyre akomodues,e duke afruar një alternativë më shumë për sa i përket akomodimit. Dhe kjo energji duhet të evidentohet dhe për këtë jemi këtu që kjo energji duhet folur me ta, por dhe për t’i dhënë atyre gjithë respektin e nevojshëm dhe për të dëshmuar se po Shqipëria ka një industri tashmë të vërtet që është industria e turizmit, por kjo industri e turizmit ka një energji të jashtëzakonshme e cila lulëzon kudo. Nuk ka një qytet të Shqipërisë, në të cilën nuk ka një investim në kuadër tëturizmit, nuk ka një qytet të Shqipërisë, një rreth të Shqipërisë që nuk ka hotele dhe guest house të ri, Por e gjithë ky komuntiet do të duhet të formalizohet, i gjithë ky komunitet do duhet të jetë unik dhe gjithë ky komunitetet duhet të ofrohet si një i tërë për të pasur një Shqipëri turistike Evropiane, për të pasur një Vlorë turistike. Ky regjistrim shërben dhe për të krijuar statistika të vërteta për t’u ofruar te operatorët turistik. Ne jemi akoma shumë mbrapa përsa i përket kësaj industrie si një industri e çertifikuar.

Por ndërkohë duke qenë se ne presim të kemi numër turistësh të rinj do të shkoj kjo përkrah ngritjes së resorteve turistike, apo akomodimit në njësi të mëdha, pasi kam përshtypjen që është e nevojshme që në këtë moment duhet të ketë një

Ju jeni gazetar e Vlorës dhe si gazetare e Vlorës, jeni evidente që shumë hotele të Vlorës po bëhen në këtë qytet. Hoteli ku po bëjmë këtë bisedë është një hotel i standardeve me 5 yje, po përreth tij ka disa të tjerë që po ndërtohen, të cilat janë të standarteve të larta dhe i gjithë bregu i Vlorës, i gjithë Gjiri i Vlorës mund të ketë mbi 10-15 hotele të reja, të cilat ne duam t’i evidentojmë dhe t’i bëjmë një honor secilit nga këta biznesmenë që deri tani kanë ecur me investimet e tyre. Ajo që po përpiqem të jemi si qeveri është që në kuadër të një raporti që ne kemi edhe me bankat e nivelit të dytë të kalojmë një pjesë të kredive bankare me garaci shtetërore për komunitetin e biznesit të hotelierëve dhe turizmit duke vlerësuar makimalisht energjinë që ky komunitet paraqit energjinë, që kjo industri ka sot në tregun shqiptar.

Mjetet turistike janë ndër ata që sjellin më shumë turistë, anijet kryesisht por dhe mjetet e vogla. Cilat janë lehtësirat që pritet të kenë këtë vit, pasi aktualisht nuk ka asnjë ulje të taksës, por edhe për sa i përket subvecionimit të karburantit?

Duhet të keni pak më tepër informacion për sa i përket lehtësirave që janë në tregun e botës së lundrimit, por një arsye tjetër që ne ishim sot në këtë disktutim me hotelierët dhe komunitetin e turizmit për Vlorën. Eshtë hapja e një diskutimi public I projekt ligjit të ri, që ne do ta kalojmë së shpejti në qevei. Ligj i cili kërkon ta hapi detin për industrinë e jahteve marinave dhe zonave të këtij turizmi që mungon sot në Shqipëri edhe kjo industry e re e cila është në prag të Shqipërisë është padyshim për t’u shpërthyer dhe për tu ndërtuar në Shqipëri. Ësht ënjë industry e cila premton ta disafishoj kapacitetet turistike në Shqipëri dhe prandaj ne po punojmë jo vetëm më krijimin e një ligji të ri, që të krijoj standartet e ndërtimit të kësaj industrie por edhe me një set lejhtësirash fiskale, të cilat do ta bëjnë bregun shqiptarë të konkurueshëm, në krahasim mevendet e rajonit edhe një pozicion të favorshëm të jashtëzakonshëm strategjik, nga pikëpamja e pozicionit të natror të tij, por dhe nga lehtësirat fiskale. Pra, po ndërtojmë një strategji të jashtëzakonshme për detin, që presim që ata çfarë njerëzit shikojnë dhe kuptojnë të ndodhi, ky investim kaq i madh në hotelerinë e tokës do të ndodhi shumë shpejt edhe në det. Një industri e re na pret dhe një industri të cilën duhet ta mbështesim të gjithë së bashku.

Kalimi i turistëve drejt Karaburunit dhe Sazanit siç e thatë do ta vendosë qeverisjen locale përball skemave të reja sikurse mund të ishte pastrimi, që ishte i vështirë, apo edhe menaxhimi i turistëve që shkonin atje? Ndërkohë dhe për Sazanin a pritet që të kthehet në një muze?

Ajo që ne duhet të bëjmë është që ne të kontrrollojmë këtë biznes të ri. Vjet së bashku kemi forlur për 28 anije që e frekuentojnë Sazanin dhe Karaburunin dhe që janë një numër i konsiderueshëm anijesh që duhet që nga strukturat kompetente të kenë një kontrroll më të madh dhe një liçensim më të plotë të tyre, pasi rritja kaq shumë e këtij biznesi shton edhe rrezikun për të patur ngjarje si ajo që ndodhi vjet në Karaburun. Prandaj përveçse kërkohet nga shteti për të shtuar hapësirat për të bërë këtë biznes duhet shtuar shumë më tepër dhe kontrrolli. Përsa i përket asaj që thash unë me Bashkinë flasim për të bërë një operacion pastrimi sezonal në Sazan Karaburun, ku kërkohet të involvohet shumë më tepër shoqëria civile shkollat, ku të bëjmë një aksion të madh pastrimi pasi realisht është një perlë e natyrës që duhet mbajtur shumë më tepër pastër. Ndërkohë që me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura po negociojmë që hapja e Sazan – Karaburunit të ndodh përpara muajit prill, duke patur dhe kërkesat në rritje nga ky komunitet. [/read]