DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE DHE ZHVILLIMIT TË MJEDISIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE DHE ZHVILLIMIT TË MJEDISIT

  • Hartimi i politikave, strategjive dhe programeve që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qendrueshem ne përdorimin e burimeve natyrore, per fushat e mjedisit, biodiversitetit, pyjeve dhe kullotave, ujerave dhe natyres, duke siguruar një cilësi dhe një standard jete më të mirë.
  • Thithja e fondeve per realizimin e nje sere projekteve me financim të huaj apo buxhet shteti, per permiresimin e standarteve dhe arritjen e objektivave ne fushen e Mjedisit.

 

  1. DREJTORIA E POLITIKAVE DHE STRATEGJIVE TË ZHVILLIMIT TË MJEDISIT
  • Menaxhimi i procesit te hartimit te politikave dhe strategjive, me synimin kryesor zhvillimin në fushën e pyjeve, ujërave, biodiversitetit, mbetjeve; permbushjen e objektivave ne kuader te programit te punes se ministrise; programit kombetar per marrveshjen e stabilizim asociimit ne Bashkimin Europian si dhe te angazhimeve te tjera te ndermarra nga Shqiperia ne aspektin  nderkombetar, rajonal dhe bileteral per fushat e mesiperme.
  • Hartimi dhe ndjekja e politikave, përgatitja e akteve ligjore dhe nënligjore, propozimi dhe hartimi i politikave, strategjive dhe planeve te veprimit për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm, përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

 

  1. DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË MJEDISIT
  • Hartimi i programeve me qëllim sigurimin e ajrit, tokës dhe ujit të paster e të sigurt nga ndotja, duke synuar për një shëndet më të mirë, një mbrojtje të ekosistemeve, përshtatje dhe zbutje ndaj ndryshimeve klimatike, për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndruesheë”, si për brezat e sotëm ashtu dhe për ata që do të vijnë.
  • Sigurimi i proçesit të hartimit të programeve dhe zbatimit të politikave që lidhen me mjedisin, biodiversitetin, pyjet dhe kullotat.

 

  1. DREJTORIA E KONCEPTIMIT DHE FIZIBILITETIT TË PROJEKTEVE TË MJEDISIT
  • Përgatitja e studimeve paraprake dhe propozimeve efektive që sigurojnë frytshmëri dhe realizueshmëri të politikave,  programeve e strategjive të mjedisit, në përputhje me prioritetet kombëtare.
  • Thithja e fondeve për realizimin e një sërë projektesh me financim të huaj apo buxhet shteti, për përmirësimin e standardeve dhe arritjen e objektivave në fushën e Mjedisit.