Postuar më: 22/10/2019

Dëgjesë publike më datë 25.10.2019, ora 10:00

PROJEKT VENDIM “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR. 686, DATË 29.7.2015 ‘PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE’”, TË NDRYSHUAR

Qëllimi i projektvendimit është që të lehtësojnë personat fizik/juridik nga procedurat administrative lidhur me mënyrën e aplikimit dhe zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore. Aplikimet për procesin e VNM-së do të kryhen nëpërmjet sistemit elektronik të vlerësimit të ndikimit në mjedis, në portalin e-Albania. Nëpërmjet këtij sistemi shmanget kontakti i qytetarëve dhe bizneseve me institucionet shtetërore si dhe shmangen pritjet nëpër zyrat e këtyre institucioneve. Aplikuesit do të marrin përgjigje në kohë reale nëpërmjet komunikimit elektronik. Ky sistem do të dokumentojë dhe do të arkivojë gjithë procesin duke rritur kështu efikasitetin në komunikim lidhur me parregullsitë/mungesën e dokumentacionit që në momentin fillestar të aplikimit.

Projektvendimi mund te aksesohet ne linkun e meposhtem:
http://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/215

Vendndodhja: Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Godina D, Salla D2