Postuar më: 05/08/2019

Thirrje për Projektpropozime në fushën e Turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit nga data 05/08/2019 deri më datën 04/09/2019. Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjerimin e sezonit turistik nëpërmjet promovimit të destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase, si dhe duke diversifikuar me modele innovative produktet turistike. Duke pasur parasysh këto objektiva kryesore, thirrja e dytë e këtij viti është e ndarë në dy tematika:

  1. Promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore të vendit tonë.

Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:

  • Zgjerimin e aktiviteteve dhe ofertave turistike, duke synuar forcimin apo krijimin e produkteve të reja turistike, që shkojnë për zhvillimin e vendit dhe përfitimet e mundshme për popullsinë lokale të rajoneve të ndryshme.
  • Përfshirjen gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit të komuniteteve lokale, studentëve në promovimin përmes produktit turistik sipas karaktarestikave të destinacioneve turistike.
  • Promovim e produkteve turistike shqiptare.
  1. Zhvillimi/përmirësimi/përgatitja e studimeve apo modeleve të produkteve turistike specifike në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa innovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese, përveç shërbimeve bazë standarde.

Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:

  • Zhvillimin e produktit turistik në mënyrë inovative drejt produkteve të interesit të vecantë me synim: zhvillimin e ekonomisë së detit, argëtimin; shkëmbirnin e eksperiencës.
  • Zhvillimin e produktit turistik gjatë gjithë vitit në lidhje me veprimtari të ndryshme turistike me tematikë gastronominë, zonat rurale, etnografinë, trashëgiminë kulturore, trashëgimninë natyrore etj.

Procedurat per perfitimin e mbeshtetjes fionanciare
Shkarko formularin docx.
Shkarko formularin pdf.