Postuar më: 21/06/2019

Klosi: Strategjia Kombëtare e Turizmit, Shqipëria në itineraret rajonale

Miratimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2019-2023 hap rrugë të reja dhe krijon mundësi për vendimmarrje të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Një strategji, që përveç se përpiqet të ndërtojë një industri me rregulla të qarta, kërkon të ndryshojë edhe mënyrën sesi ne mendojmë për turizmin, me qëllimin që shoqëria shqiptare të jetë përfituese e të mirave që sjell ky sektor. “Dokumenti i politikave strategjike përcakton 2 rrugë të reja që kanë të bëjnë me hapjen e Shqipërisë si pjesë e një rrjeti të përbashkët turistik të vendeve të rajonit, ofrimin e Shqipërisë si destinacion jo vetëm brenda mureve dhe kufijve të vendit, por ofrimin e saj si pjesë e itinerareve të zhvillimit turistik të rajonit duke futur këtu jo vetëm vendet e Europës Juglindore, por duke e parë Shqipërinë si të pozicionuar në mesin e rajonit të Adriatikut dhe Jonit dhe duke qenë kaq afër me Italinë, Greqinë, Turqinë, Kroacinë, Malin e Zi, natyrisht shumë të zhvilluara në fushën e turizmit, por ne duhet të jemi pjesë e itinerareve dhe pjesë e kësaj strategjie”,- tha ministri Klosi, i cili thotë se është e kemi të pamundur të jemi pjesë e promovimit të turizmit shqiptar dhe ofrimit të potencialeve të mëdha turistike që ka vendi nëse nuk arrijmë të transformojmë të gjithë atë çfarë kemi në hapësirat dixhitale, në rrjetet sociale, në supermarketin e turizmit botëror. “Prandaj në këtë kuadër unë ndihem shumë mirë që ne kemi mundësinë sot të lançojmë një projekt të ri, një projekt shumë ambicioz, që do të ndërtojë për herë të parë të një baze të dhënash dhe të një qendre të informacionit virtual përsa i përket të gjitha pasurive , jo vetëm klasike që njihen për Shqipërinë, Malin e zi dhe Rajonin e Pulias por të kemi mundësinë që të jetë më shumë se kaq; të jetë një ifnormaxcioni i detajuar, dixhital, lehtësisht i aksesueshëm, i lexueshëm në të 3 gjuhët e vendeve tona por natyrisht të jetë i prekshëm nga të gjithë përsa i përket pasurive të zonave tona të mbrojtura, hapësirat e pafundme që ne kemi për të zhvilluar turizmin jo vetëm të detit, por edhe në hapësirat tona të trashëgimisë kulturore, të pasurive natyrore, të zonave lagunore, të kemi mundësinë që të ofrojmë bukuritë e maleve, lumenjve, liqeneve në vendin tonë, të kemi mundësinë ta ofrojmë në mënyrë të detajuar mundësinë që ka Shqipëria për të shfrytëzuar turizmin e kulinarisë, të kemi mundësinë të ndërtojmë brenda kësaj platforme arsyet pse një turist i huaj duhet të vizitojë Shiqpërinë, pse një turist i huaj duhet të vizitojë Beratin, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Përmetin, Sarandën”, -tha ministri Klosi. Ai theksoi se çdo qark i Shqipërisë do të duhet të shndërrohet në këtë platformë në një prodhues të arsyeve pse duhet vizituar ai rajon. “Dhe kjo platformë duhet të jetë shumë më tepër e përdorshme nëpërmjet gjithë fushatave tona promovuese të paraqitjes së Shqipërisë në të gjithë rrjetet e biznesit të turizmit, në panairet e turizmit dhe kudo që kemi mundësinë të prezantojmë më të bukurën e vendit tonë, natyrën”,- tha ministri Klosi.

Të rejat e fundit