Postuar më: 16/10/2018

Klosi: Inaugurojmë shtegun e Cezarit, promovojmë historinë, traditën, vlerat turistike

15 Tetori ështe Dita Nderkombetare e Ecjes ne natyre, date kur ministri i Turizmit dhe Mjedisit inauguroi shtegun e Cezarit, qe lidh Parkun Kombetar Llogara dhe Monumentin e Natyres Delta e Perroit te Palases. Ceremonia u zhvillua prane Green Coast Resort, i cilesuar nga Ministri si nje investim supermodern i standardeve europiane, ne Palase, qe bashkon natyren dhe investimin duke ruajtur nje raport te drejte mes zhvillimit te turizmit, ruajtjes dhe promovimit te zones se mbrotjur te Llogarasë dhe Gadishullit te Karaburunit.

“Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Cezarit I cili vjen nga një histori mjëravjecare ku Cezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit.

Ne do të vazhdojmë të promovojmë gjithë këto ngjarje historike të cilat dëshmojnë se traditat, vlerat kulturore, vlerat turistike të kësaj zone janë të paimagjinueshme, por janë edhe pashfrytëzuara”, tha ministri Klosi, i cili ngjiti shtegun bashke me perfaqesues te Green Coast, projekti me i rendesishem i Grupit Balfin ne fushen e turizmit , me përfaqësues te zonave te mbrojtura dhe një grup alpinistesh. Menaxherja e projektit Green Coast, Jonida Buda tha se një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast eshte mbeshtetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te zones, si edhe ngritja e platformes se turizmit te qendrueshem duke permiresuar ndjeshem aspektin turistik te zones se Palases, me synimin per ta shnderruar nga nje destinacion veror ne nje destinacion te frekuentuar gjate gjithe vitit.

“Viti që po mbyllim sezonin turistik ka qenë i mrekullueshëm , kemi arritur që të kemi rreth 20% më shumë turistë se një vit më parë por përsëri shifrat nuk mjaftojnë pasi ne na duhet që te shtrijme edhe me shume sezonin turistik. Sic shohim edhe sot jemi ne mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë por edhe komoditetin, prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast , te cilen do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Cezarit, është ajo cfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare”, tha ministri Klosi.

Shtegu i Çezarit do të kthehet shumë shpejt në një zonë ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e alpinistëve dhe te apasionuarve pas natyres, qofshin keta shqiptarë apo edhe ndërkombëtarë.