Postuar më: 27/09/2018

Ministri Klosi: Sfida jonë, 10 milionë turistë deri në fillimet e dekadës së re

Sot është 27 shtatori,  Dita Ndërkombëtare  e Turizmit që në vitin 1980 është shënuar në të gjithë kontinentin si një ditë reflektimi për të kuptuar se ku jemi me politikat e zhvillimit të turizmit, çfarë realizojnë shtetet anëtare të organizatës botërore të turizmit për të pasur një sektor të suksesshëm, një ekonomi të zhvilluar, të bazuar në turizmin dhe nëpërmjet turizmit më shumë vende pune, më shumë mirëqenie, më shumë të ardhura nga ekonomitë e vendeve. Sot është data 27 shtator dhe për Shqipërinë vetëm për muajin shtator shënojmë deri më sot 610 mijë turistë të hyrë në Shqipëri që krahasuar me po të njëjtin muaj, shtatorin e vitit 2017 kemi mbërritur në shifrën 31% më shumë. U gëzuam shumë kur në gusht arritja e turistëve ishte 27% më shumë se i njëjti muaj, një vit më parë, por shtatori na bën shumë më tepër optimistë pasi  kuptojmë që politikat tona të ndjekura gjatë gjithë kësaj periudhe për të transformuar turizmin jo vetëm gjatë sezonit të verës për të pasur një ofertë turistike më të zgjeruar, na bën të rikujtojmë se ia kemi dalë dhe sot në Shqipëri nuk flitet më për një sezon turistik  4- mujor , por për një sezon turistik, i cili fillon padyshim që nga muaji prill dhe vazhdon deri në muajin tetor. Na bën të ndihemi mirë se kemi arritur që së bashku me një komunitet shumë të nderuar që sot në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit do të doja shumë që ta përshëndesja, komunitetin e biznesit i cili ka arritur që të kuptojë se turizmi po shndërrohet në një ekonomi gjithmonë e më në zhvillim në vendin tonë. të realizojë struktura akomoduese të cilat sot arrijnë të absorbojnë një numër kaq të tmadh turistësh, por po ashtu së bashku me ne dhe ata e kanë kuptuar se ka ardhur koha që të mendojmë për kapacitete më të mëdha, me investime në zonat turistike. Na bën të ndihemi mirë, kjo datë e turizmit, pasi kemi arritur që t’ia dalim që së bashku me shumë e shumë faktorë të tjerë gjatë sezonit turistik të vitit 2018 e kishim për herë të parë disa sisteme të reja të ngritura në terrritor të cilët na siguruar 3 sfidat tona të mëdha, të cilat i kemi thënë shpeshs gjatë gjithë periudhës së parë të sezonit turistik. E para:siguria në plazhe. Arritëm që t’ia dilnim që së bashku me një impienjim maksimal, forcave të rendit, forcave të të gjitha strukturave të policive bashkiake. po ashtu me angazhimin e qindra të rinjve në sektorin e ruajtësve të plazhit kishim sezon të qetë, të pashqetësuar nga ngjarje të rënda gjatë sezonit dhe po ashtu me një rekord historik të reduktimit të numrit të të humburve në zonën e plazhit. ia dolëm që të kishim një sezon shumë më të pastër se vite më parë, por shumë larg asaj çfarë ne duam të bëjmë përsa i përket pastërtisë dhe rregullit në plazhet tona. ia dolëm që të kishim një sezon mikpritës pasi ne mendojmë që arma jonë më e fortë në botën e turizmit është siguria që ne të kemi një ofertë turistike jo vetëm në sektorin e plazhit por të kemi një ofertë gjithëvjetore edhe në pjesën e brendshme të Shqipërisë, të kemi për herë të parë 400 festa të organizuara nga veriu në jug, në zonat me përparësi të zhvillimit të turizmit por edhe në zonat e brendshme të Shqipërisë të cilat dëshmuan sesa shumë potencial të pashfrytëzuar ne kemi akoma në sektorin e turizmit. Thënë të treja këto sfida, pra sigurinë, pastërtinë dhe mikpritjen, ne sot jemi  përpara jush ballëhapur për të paraqitur sfiidën tonë për 10 milionë turistë deri në fillimi të dekadës së re. Mendojmë shumë që mund t’ia dalim me këtë numër turistësh të arrijmë duke parë trendin në të cilin po funksionojmë por duke punuar në 4 sektorë mjaft të rëndësishëm. E para ne kemi ndryshuar politikën dhe këtu jemi të gjithë së bashku për të kërkuar që kemi politika jo vetëm në shtetin qendror, por bashkëpunim të plotë me politikat e pushtetit lokal dhe me vetë komunitetin e biznesit. Duhen politika dhe standarte të reja. E dyta të përmirësojmë shërbimet. Jemi natyrisht në një sezon të suksesshëm por larg sezonit me të cilën ne duam të ballafaqohemi dhe larg shërbimeve që duam t’u ofrojmë turistëve cilësorë, të cilët natyrisht mund të vijnë 10 milionë turistë, por çfarë ne prodhojmë nga ata 10 milionë turistë është pyetja jonë e madhe. Ndaj na duhet shumë të punojmë me investimet dhe për këtë qeveria është e angazhuar për të pasur një plan të plotë zhvillimesh infrastrukturore duke filluar nga ndryshimet e mëdha që ndodhin në  infrastrukturën portuale të vendit në atë detare, po ashtu në infrastrukturën e madhe të autostradës dhe gjithë pikave të zhvillimit intensiv të turizmit. Na duhet shumë të punojmë për të ndryshuar marketingun e turizmit shqiptar dhe kjo është sfida jonë e katërt brenda sfidës 10 milionë turistëve. Çfarë përfaqëson Shqipëria? Si paraqitet si destinacion i ri turistik dhe cfarë shqipëria bën në bashkëpunim me gjashtë vendet e tjera të Ballkanit perëndimor, në bashkëpunim edhe me një aleancë të re që ne jemi futur tashmë me vendet e adriatikut, për t’u paraqitur si një destinacion turistik jo i veçuar por një destinacion turistik europian brenda zonës së mesdheut duke shfrytëzuar në mënyrë maksimale kapacitetet që ne kemi në zonën e bregdetit, por mbase falë asaj cfarë zoti ka krijuar në Shqipëri, ka mbrojtur gjatë këtyre qindra viteve në vendin tonë, natyrën e paprekur bukuritë dhe atë çfarë kemi ne të gjithë së bashku ne gjenezën tonël mikpritjen dhe buzëqeshjen dhe për të gjitha këto unë jam sot për të ndarë me ju sfidat e arritjes së 10 milionë turistëve sot, në ditën ndërkombëtare të turizmit duke shënuar një arritje shumë të mirë në numër .Ne mendojmë se ka ardhur koha që e gjithë shoqëria të mendojë ndryshe përsa i përket turizmit, e gjithë Shqipëria të jetë destinacion i mikpritur çdo ditë nga çdo vend i botës.