Postuar më: 10/05/2018

“Puna për Shqipërinë që duam” vijon në Urën Vajgurore

“Puna për Shqipërinë që duam” vijon në Urën Vajgurore

Administrata është nën vëzhgimin e qytetarëve dhe cdo drejtor që nuk u përgjigjet qytetarëve do të largohet nga puna. Nga turi i llogaridhënies në bashkinë e Urës Vajgurore, ministri Blendi Klosi u kërkoi qytetarëve që të denoncojnë çdo rast korrupsioni apo neglizhence.

Platforma e bashkëqeverisjes është mundësia ku qytetarët mund të adresojnë cdo shqetësim apo problem në lidhje me administratën apo cështje të cilat nuk gjejnë zgjidhje.  Ministri Klosi u kujtoi qytetarëve që pikërisht problematika e guroreve, gjeti zgjidhje falë ankesës në platformën e bashkëqeverisjes. “ Nuk jemi për të mbledhur vota, por për të mbledhur shqetësime dhe për të parë sesi punon cdo drejtues lokal”- u shpreh ministri Klosi duke shtuar se pushteti është në shërbim të qytetarëve.

Duke folur për arritjet e qeverisë shqiptare dhe investimet ne te ardhmen, kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se Ura Vajgurore ka të gjitha mundësitë për zhvillimin e agroturizmit, për të krijuar modele që do të sjellin më shumë turistë dhe më shumë mirëqenie për zonën.

Të rejat e fundit

  •