Postuar më: 07/05/2018

Ministri Klosi viziton festivalin e kulinarisë “Lezha gatuan”.

Ministri Klosi viziton festivalin e kulinarisë "Lezha gatuan".

Startojnë festat lokale që do të jenë oferta e re turistike e këtij viti. Ministri Klosi ishte i pranishëm në festivalin e kulinarisë “Lezha gatuan”  Festat lokale promovojnë traditën dhe duhet të  zhvillohetn gjatë gjithë gjatë sezonit turistik për tu dhënë mundësinë turistëve që të shijojnë vlerat e kulinarisë shqiptare theksoi kreu i turizmit dhe mjedisit i cili siguroi se institucioni që ai drejton do të nxisë dhe mbështesë gjatë gjithë sezonit këto festa.

Në kuadër të zhvilimit të turizmit  ministri Klosi i bëri thirrje biznesit që të orientohet drejt agroturizmit duke shfrytëzuar prodhimet lokale dhe duke ofruar një turizëm të diversifikuar përvec plazhit. Së shpejti edhe inaugurime hotelesh të reja me 4 dhe 5 yje në këtë zonë.

Apeli për bashkitë  është sërish për tre pika kyce të sezonit;  pastërtinë, sigurinë në plazhe dhe shmangien e derdhjes së ujërave të zeza në det.

Gjatë festivalit, Ministri Klosi së bashku me nënkryetaren e Bashkisë Lezhë dhe deputetë të zonës,  vizituan stendat me gatime dhe prodhime të ndryshme duke u interesuar për produktet lokale dhe zhvillimin e bizneseve në fushën e kulinarisë.

Të rejat e fundit

  •